Shpëtohet bjeshkatari gjerman që ra rreth 500 metra në terren të thepisur në Luboten

Një bjeshkatar nga Gjermania është shpëtuar sot, më 26.05.2026, pas një aksidenti të rëndë në zonën e majës së Lubotenit, ka njoftuar Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës (SHKSHMK), transmeton Kosova Post.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur gjatë kthimit të një grupi bjeshkatarësh nga vende të ndryshme të Europës, të cilët po zhvillonin aktivitet bjeshkatar në Luboten.P.J., 48-vjeç, me shtetësi gjermane, thuhet se ka rrëshqitur në faqen lindore të mbuluar me borë, duke rënë rreth 500 metra në terren të thepisur malor. Si pasojë, ai ka pësuar lëndime të shumta trupore dhe ka mbetur i palëvizshëm.

Pas pranimit të thirrjes
emergjente dhe koordinatave të vendngjarjes, SHKSHMK njofton se ka mobilizuar menjëherë dy ekipe të shpëtuesve malorë, të cilët kanë nisur operacionin e kërkim-shpëtimit në kushte të vështira.Ekipet thuhet se i kanë ofruar ndihmën e parë të lënduarit, kanë bërë imobilizimin e tij dhe më pas evakuimin përmes metodave specialistike të shpëtimit malor./Kosova Post/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *