Më 14 maj të vitit 1921 në fshatin Orenjë të Librazhdit, erdhi në jetë Hafiz Sabri Koçi, i njohur gjerësisht si pishtari i ringjalljes së lirisë së besimit në vendin tonë.
I mbetur jetim që në vegjëli, ai u rrit nga nënë Zenja, e cila përpos vështirësive të kohës, iu përkushtua me mish e me shpirt rritjes së të birit.
Mësimet e para i mori në Shkodër nën kujdesin e Hafiz Muhamet Bekteshit e Sheh Qazim Hoxhës. Gjatë kësaj kohe ai u dallua për zgjuarsinë, sjelljen e mirë dhe devotshmërinë duke fituar respektin dhe dashurinë e të gjithëve.
Në vitin 1939 u emërua imam i xhamisë së Luguçesmes në Shkodër dhe më pas si imam në lagjen Dudas. Në vitin 1952 vazhdoi si imam në xhaminë e Rusit të Vogël në Shkodër. Më 1956 zhvendoset në Kavajë ku caktohet myfti i qytetit.
Befasia në jetën e hafizit ndodh në vitin 1966 kur u arrestua dhe u dënua nga Gjykata e Qarkut të Shkodrës për “tradhti ndaj atdheut mbetur në fazën e përgatitjes” dhe “agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor” me 22 vjet heqje lirie.
Për të lexuar shkrimin e plotë klikoni linkun e bashkëngjitur. https://www.kmsh.al/hafiz-sabri-koci/
