Izraeli bombardon spitalin në Gaza

Bombardimi ajror nga ana e Izraelit ka shkatërruar disa pjesë të një spitali në Gaza. Dëshmitarët në momentin e shpërthimit thanë se u dëmtuan departamentet e terapisë intensive dhe të kirurgjisë.

Në rrjetet sociale u postuan disa video ku shfaqeshin flakë të mëdha dhe tym pasi raketat shpërthyen në ndërtesën dykatëshe.

Disa persona, duke përfshirë edhe pacientë të shtruar në krevatë, janë filmuar duke vrapuar nga vendi i ngjarjes. Sipas shërbimeve të emergjencës nuk ka pasur viktima nga ngjarja.

Një gazetar i cili punonte në spital, tha se forcat izraelite kishin telefonuar një doktor që po punonte në departamentin e emergjencës dhe i ishte then: “Keni vetëm 20 minuta kohë”.

Raportohet se ky spital ishte i vetmi që po punon në Gaza pas shkatërrimit të komplekseve të tjera mjekësore dhe spitalore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *