Këtë mëngjes, policia izraelite pengoi Patriarkun Latin të Jerusalemit, Kardinal Pizzaballa dhe drejtues të tjerë të Kishës Katolike të hynin në Kishën e Varrit të Shenjtë, ndërsa ata ishin duke shkuar për të kremtuar Meshën e së Dielës së Palmave.
“Të dy u ndaluan përgjatë rrugës, ndërsa po udhëtonin privatisht dhe pa asnjë konotacion procesioni apo ceremonial, dhe u detyruan të ktheheshin prapa”,u njoftua nga Patriarkana e Jerusalemit.
Ministri i jashtëm italian thirri urgjent ambasadorin e Izraelit në Romë, për të dhënë shpjegime lidhur me këtë situatë.
