Vetëvritet një 42-vjeçar në Suharekë, policia jep detaje

Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Suharekë, mbrëmjen e së dielës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai tha se bazuar në të dhënat e para, dyshohet për vetëvrasje.

“Me datë 06.04.2025, rreth orës 19:50, policia është njoftuar nga urgjenca e Suharekës se kanë pranuar një trup të pajetë. Policia, me të arritur në vendngjarje, ka marrë informatën se bëhej fjalë për Sh. M. (1983), mashkull, banues në Suharekë. Sipas dyshimeve të para, viktima është gjetur i varur në banesën e tij nga familjarët,” tha Bytyqi.

Hetuesit policorë kanë dalë në vendngjarje dhe po merren me rastin.

Telegrafi mëson se viktima ishte i punësuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Suharekë./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *