Kanë kaluar më shumë se pesë vjet që nga fillimi i pandemisë COVID-19, nga e cila kanë vdekur më shumë se 7 milionë njerëz në të gjithë botën. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, edhe muajin e fundit ka pasur mijëra vdekje të lidhura me COVID.
Presidenti Donald Trump shkruan në një faqe të rishikuar qeveritare se pandemia ka filluar nga një rrjedhje në laborator në Wuhan, Kinë. Faqet covid.gov dhe covidtests.gov dikur ishin të lidhura me një portal që ofronte informacion të dobishëm rreth mënyrës së porositjes së testeve dhe detajeve për virusin.
Tani faqja mban titullin “Lab Leak” (Rrjedhje nga Laboratori) dhe përfshin një imazh satelitor të qytetit Wuhan, aty ku filloi përhapja e COVID. Faqja pretendon se përshkruan “origjinën e vërtetë të COVID-19”.
Shtëpia e Bardhë shkruan se “The Proximal Origin of SARS-CoV-2” është “përdorur në mënyrë të përsëritur nga zyrtarët e shëndetit publik dhe mediat për të diskredituar teorinë e rrjedhjes nga laboratori” dhe se ishte “nxitur nga Dr. Fauci për të promovuar narrativën e preferuar se COVID-19 ka origjinë natyrore”.
Ndryshimi i faqes covid.gov është vetëm një nga veprimet e fundit të administratës Trump për të ndryshuar informacionin publik në lidhje me agjencitë federale dhe temat përkatëse.
Nuk ka dyshim se zhvillimet e fundit mbi COVID-19 kanë ringjallur debatin gjithandej si dhe në Shqipëri. Mjeku Ilir Allkja përmes një postimi në Facebook mes tjerash ka kritikuar politikat qeveritare mbi menaxhimin e pandemisë, ai thotë:
“Në Shqipërinë e udhëhequr nga kukulla e George Soros, Edi Rama u linçuan publikisht mjekët që kundërshtuan menaxhimin kriminal të pandemisë ndërsa u graduan ata që miratuan masat represive ndaj popullatës.
Personalisht ndjehem i lehtësuar që e vërteta e komplotit ndaj njerëzimit po zbardhet dhe uroj që një ditë përgjegjësit e tragjedisë mbarëbotërore por edhe të asaj shqiptare të përgjigjen!”
