Kurti priti deputetin laburist, Alex Sobel

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mirëpriti sot deputetin e parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar nga radhët e Partisë Laburiste, Alex Sobel.

Marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Mbretëri e Bashkuar, thellimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe zhvillimet e fundit në vend dhe rajon ishin temat kryesore të diskutimit nga takimi i sotëm, bëhet e ditur në njoftimin e Kryeministrisë.

“Diskutuan edhe për rëndësinë dhe mesazhet e vizitës së Sekretarit të Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, në vendin tonë në fillim të këtij muaji. Kryeministri e njoftoi deputetin Sobel me rezultatet e qeverisjes katërvjeçare, veçanërisht në ekonomi, punësim dhe fushat sociale përkundër krizave globale të njëpasnjëshme. Ai e falënderoi z. Sobel për vizitën dhe mbështetjen e tij të vazhdueshme ndaj Kosovës”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *