Do të tentohet konstituimi i Kuvendit

Sot pritet që deputetët e Kuvendit të Kosovës të tentojnë për të dhjetën herë konstituimin e legjislaturës së nëntë. Duke i parë qëndrimet e partive, njohësit e politikës nuk presin ndonjë lëvizje pozitive drejt konsolidimit të Kuvendit.

Janë bërë pothuajse tre muaj nga përfundimi i zgjedhjeve, ndërsa institucionet e reja të Kosovës vazhdojnë të mbesin të pakonsoliduara. Përplasjet mes pozitës dhe opozitës po thellohen, duke çuar kështu vendin drejt bllokadës politike. PDK e LDK vazhdojnë të kenë qëndrime të njëjta.

Por, analistët politikë paralajmërojnë pasoja serioze për funksionimin e demokracisë. Zgjidhja, sipas tyre, mund të gjendet vetëm përmes një marrëveshjeje të gjerë ndërpartiake.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *