Policia me operacion kundër korrupsionit në Gjakovë, Gjilan dhe Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot në orët e hershme ka ndërmarrë një operacion të gjerë kundër korrupsionit në tri rajone të vendit si në Gjakovë, Gjilan dhe Prishtinë.

Lajmin është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Ai tha se operacioni është ndërmarr me urdhër të Gjykatës, ndërsa po zhvillohet  nga Sektori për Hetimin e Korrupsionit (DHKEK).

“Sot më 29.05.2025 në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës, Sektori për Hetimin e Korrupsionit (DHKEK), me urdhër të Gjykatës kompetente është duke zhvilluar kontrolle në disa lokacione në tri rajone policore Gjakovë, Gjilan dhe Prishtinë”, ka thënë Kelani.

Kelani tha se detajet shtesë do të publikohen pas përfundimit të operacionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *