Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë nisur protestën kundër vizitës së kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.
Veteranët po protestojnë para hotelit ku Trendafilova pritet të mbajë konferencë për media. Në hyrje të hotelit, nga protestuesit është hedhur gazë lotsjellës, kurse policia e ka mbyllur derën kryesore të hotelit.
Organizatat e dala nga lufta në një reagim të përbashkët kanë deklaruar se vizita e kryetares së Dhomave të Specializuara është e papranueshme dhe fyerje.