Albulena Haxhiu sërish nuk i merr votat e mjaftueshme për kryeparlamentare

Edhe sot ka dështuar përpjekja tjetër për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Në sallë ishin 110 deputetë. Vetëm 54 vota kanë qenë sërish për Albulena Haxhiun për kryeparlamentare që mbetet emri i vetëm që Vetëvendosje do që jetë në krye të Kuvendit. 44 deputetë kanë votuar kundër, ndërkaq 3 kanë abstenuar. Kryesuesi Avni Dehari, tha se seanca e radhës do të mbahet më 1 maj në ora 10:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *