Presidenti rus Vladimir Putin ka njoftuar një armëpushim të përkohshëm në luftën në Ukrainë.
Kremlini ka thënë se armëpushimi do të zgjasë nga mëngjesi i 8 majit deri më 11 maj – që përkon me festimet e fitores për të shënuar fundin e Luftës së Dytë Botërore.
Në një deklaratë thuhet se Putini e shpalli armëpushimin “bazuar në konsiderata humanitare”.
Ukraina nuk është përgjigjur ende.