27 vite nga rënia e 28 dëshmorëve e 32 martirëve të luftës të Kaçanik

Sot bëhen 27 vite nga rënia e 28 dëshmorëve të kombit dhe 32 martirëve të luftës në Lagje të Re dhe Rakoc të Kaçanikut.

Me rastin e 27 vjetorit të rënies së 28 dëshmorëve të kombit dhe 32 martirëve të luftës, të cilët ranë më 9 prill 1999 në Lagje të Re dhe Rakoc, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dega në Kaçanik dhe Këshilli Organizues  nën përkrahjen e Komunës së Kaçanikut organizojnë dy manifestime përkujtimore.

Pas përfundimit të Manifestimeve Përkujtimore do të bëhen  homazhe dhe  do të vendosen lule në vendin e rënies, pranë lapidarit të ngritur në Lagje të Re dhe në Rakoc si dhe në Kompleksin Memorial te Varrezat e Dëshmorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *