Videoja me luanin bëri xhiron e rrjetit, nën hetim pronari në Fier. Çfarë deklaroi në prokurori

Policia e Fierit ka proceduar në gjendje të lirë një 52-vjeçar nga Zharrëzi i Fierit. Bëhet fjalë për rastin që para disa ditësh bëri xhiron në rrjetet sociale ku shfaqej një luan që kafshonte një qytetar në Shqipëri. Ky i fundit donte të pozonte me të.

Policia thotë se nisi menjëherë hetimet dhe identifikoi 52-vjeçarin nga Zharrëzi si pronar të kafshës së egër. Hetimi në gjendje të lirë për të nisi pasi 52-vjeçari dyshohet të ketë shkelur ligjin për karantinën e bimëve dhe kafshëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *