Sot është finalja e madhe e Ligës së Kampionëve, ku Paris Saint-Germain dhe Inter luajnë për t’u bërë mbretër të Evropës.
Kjo finale është paraparë të zhvillohet në stadiumin Allianz Arena të Mynihut me fillim nga ora 21:00.
Interi do të përpiqet të arrijë titullin e katërt të kampionit të Evropës dhe të parin pas 15 vitesh, ndërsa nga ana tjetër klubi parisien ëndërron trofeun e tij të parë të madh evropian.
Në rrugën drejt finales, PSG mposhti tri skuadra angleze: Liverpooli (1-1, 4-1 në penallti) ne fazën e 1/8-tës, Aston Villa (5-4) në çerekfinale dhe Arsenali (3-1) në gjysmëfinale.
Nga ana tjetër, Interi në fazën e eliminimit direkt mposhti Feyenoordin (gjithsej 4-1), Bayern Munichun (4-3) në çerekfinale dhe Barcelonën në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm 7-6.