Një incident i rëndë është regjistruar pasditen e djeshme në Spitalin Klinik të Tetovës, ku një pacient ka sulmuar fizikisht një mjek dhe më pas edhe një zyrtar policor.
Gjatë përpjekjeve për t’i dhënë ndihmë mjekësore, ai ka sulmuar fizikisht mjekun L.A. (31) nga fshati Zhelinë. Edhe pas mbërritjes së policisë, i dyshuari ka vazhduar me sjellje agresive dhe ka goditur njërin nga zyrtarët policorë.
M.M. është ndaluar në stacionin policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do t’i ngrihet kallëzim përkatës penal, njoftojnë nga SPB Tetovë.
