Vejseli: Kauzat me kuptim nuk tradhtohen

Përmes një statusi në profilin e tij në FB, Shefi i Vlerësimit në kuadër të Ekipit Themelor të Planifikimit të NATO-s (Core Planning Team-CPT), prof. dr. Urim Vejseli, thotë:

“Shpresa nuk është bindja se diçka do të përfundojë mirë, por siguria se diçka ka kuptim – pavarësisht se si do të përfundojë.” – Vaclav Havel
Unë nuk kam lëvizur. Dhe nuk do të lëviz.
Qëndroj aty ku fillova – me besnikëri ndaj jush, ndaj misionit për ndryshim, dhe ndaj vlerave që na bashkojnë.
Meritokracia, parimet dhe përgjegjësia janë themeli im.
Jo kalkulim politik. Jo interes personal.
Ky nuk është pozicion për përfitim, por për shërbim.
Sepse kur një kauzë ka kuptim – ajo mbrohet. Ajo çon përpara. Ajo nuk tradhtohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *