SHBA-ja ndan 310 milionë dollarë për fuqizimin ajror të Ukrainës

Departamenti amerikan i Shtetit ka miratuar një paketë ndihme prej 310 milionë dollarësh për trajnimin dhe mirëmbajtjen e aeroplanëve luftarakë F-16, bashkë me pajisje të tjera të lidhura për Ukrainën, njoftoi Pentagoni.

Reuters shkruan se ky zhvillim vjen vetëm disa ditë pasi Ukraina dhe SHBA nënshkruan një marrëveshje të mbështetur fort nga presidenti amerikan, Donald Trump, që parashikon qasje preferenciale për kompanitë amerikane në marrëveshjet për mineralet ukrainase, si dhe investime në procesin e rindërtimit të vendit.

Ukraina ka marrë më parë aeroplanë F-16 nga aleatë të SHBA-së, në kuadër të një programi transferimi të miratuar nga administrata e ish-presidentit amerikan, Joe Biden. Ndërkohë që Trump është treguar më i rezervuar për sa i përket mbështetjes ushtarake për Kievin, duke u mbështetur në ndihmat e autorizuara më herët nga paraardhësi i tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *