Irani: Sulmuat universitete, nëse nuk i dënoni sulmet, edhe ne do t’ua sulmojmë universitetet

Trupa e Gardës Revolucionare të Iranit kërcënoi të dielën se do të sulmojë universitetet amerikane në Lindjen e Mesme, pasi dy universitete në Iran u shkatërruan nga sulmet ajrore të SHBA-së dhe Izraelit.

“Nëse qeveria amerikane dëshiron që këto universitete në rajon të shmangin hakmarrjen (…), ajo duhet të dënojë bombardimin e universiteteve me një deklaratë zyrtare deri në mesditën e së hënës, më 30 mars”, tha Trupa e Gardës Revolucionare në një deklaratë të raportuar nga mediat iraniane, shkruan Ansa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *