Dy punonjës të ambasadës së Izraelit vriten në Washington pranë muzeut hebraik

Dy anëtarë të stafit të ambasadës së Izraelit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u vranë me armë zjarri në Washington. Sipas asaj që shkruan Associated Press, i dyshuari thërriste “Liri, liri për Palestinën”, pasi u arrestua nga forcat e policisë.

Viktimat, një burrë e një grua, po largoheshin nga një event në një muze hebre kur i dyshuari iu afrua grupit të katër personave dhe hapi zjarr.

Autori i dyshuar, i identifikuar si Elias Rodriguez, 30 vjeç nga Chicago, përveçse u vërejt teksa ecte vërdallë vendit të ngjarjes para të shtënave, pas krimit u fut brenda muzeut dhe u kap nga forcat e sigurisë që merreshin me sigurinë e eventit në fjalë.

Në foto autori i dyshuar Elias Rodriguez

Kur u prangos nga autoritetet, ai nisi të thërriste: “Liri, liri për Palestinën”.

Presidenti i SHBA-ve, dënoi vrasjet duke i konsideruar ato “të tmerrshme”. 

Të shtënat ndodhën në një kohë që Izraeli ka nisur një fushatë të re ushtarake në Rripin e Gazës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *