OVL UÇK mbështet studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur mbështetjen e plotë për studentët shqiptarë në Maqedonia e Veriut, të cilët po protestojnë për të kërkuar dinjitet, status të barabartë dhe respekt për gjuhën dhe identitetin shqiptar.

Përmes një reagimi, OVL UÇK theksoi se zëri i studentëve është legjitim dhe se kërkesat e tyre janë të drejta. Sipas tyre, gjuha shqipe nuk është privilegj i dhënë nga shteti apo rezultat i pazareve politike, por një e drejtë e patjetërsueshme e shqiptarëve në trojet e veta.

“Shqipja nuk është nder i falur nga shteti apo i negociuar përmes marrëveshjeve politike. Është e drejtë e patjetërsueshme e një populli në trojet e veta”, thuhet në reagim.

OVL UÇK kërkoi që të drejtat e shqiptarëve në Maqedonia e Veriut të respektohen menjëherë dhe pa kushte, duke theksuar se dinjiteti shqiptar nuk negociohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *