Grubi dërgohet në Prokurori për të dhënë deklaratë

Pas tre orësh në burgun e Shutkës në Shkup, Artan Grubi u dërgua me furgon për në Prokurori për t’u marrë në pyetje.

Grubi ishte ndaluar më herët në një pikë kufitare, pasi u kthye vetë në vend pas më shumë se një viti qëndrimi jashtë shtetit. Ndaj tij ishte shpallur fletarrest, pasi kishte lënë Maqedoninë dy ditë para dorëzimit të kallëzimit penal, edhe pse ndodhej në të ashtuquajturën “stop-listë”. Megjithatë, një polic kufitar i kishte lejuar kalimin e kufirit.

Duke qenë se hetimi tashmë ka përfunduar dhe Grubi është kthyer vetë në vend, është e mundur që prokurori të propozojë një masë më të butë se paraburgimi efektiv, si arrest shtëpiak ose masa të tjera kufizuese. Për këtë do të vendosë gjyqtari i procedurës paraprake, i cili do të vlerësojë rrezikun e arratisjes dhe mundësinë e ndikimit në procedurë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *