Ambasadori britanik kërkon kompromis: Kuvendi i ri ta zgjedhë presidentin

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Jonathan Hargreaves është takuar ushtruesen e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiun. Ai ka thënë se me të ka diskutuar për rëndësinë që kuvendi i ri ta zgjedhë presidentin pas zgjedhjeve.

Në  një postim në Facebook ka shkruar se gjatë takimit është theksuar rëndësia që legjislatura e re pas zgjedhjeve, të jetë në gjendje të zgjedhë presidentin, në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e reja dhe humbja e mundësive për Kosovën.

“U takova me ushtruesen e detyrës së presidentes dhe ushtruesen e detyrës së kryetares së kuvendit, Albulena Haxhiu. Diskutuam rëndësinë që kuvendi i ri të jetë në gjendje ta zgjedhë presidentin pas zgjedhjeve, për të shmangur zgjedhje të tjera dhe humbjen e mundësive për Kosovën. Theksova nevojën që partitë politike të bëjnë kompromis për të shmangur një skenar të tillë”, ka shkruar Hargreaves.

Ai ka theksuar se me Haxhiun ka diskutuar edhe për “abuzimin e tmerrshëm” ndaj grave politikane.

“Gjithashtu diskutuam abuzimin e tmerrshëm ndaj grave politikane në rrjetet sociale dhe shpresuam që të gjithë liderët partiakë ta bëjnë të qartë se kjo është e papranueshme”, ka theksuar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *