Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është përfshirë në një debat të ashpër gjatë një emisioni në televizionin publik të Serbisë RTS, ku ka ngritur zërin dhe ka kritikuar moderatorin pas pyetjeve lidhur me një rast të ndjeshëm që po trajtohet në opinionin publik serb.
Sipas pamjeve të publikuara nga emisioni, tensionet nisën kur moderatori Zoran Stanojeviq e pyeti presidentin për një rast të njohur si “Neshoviq”, i cili lidhet me pretendime për përfshirje të disa zyrtarëve të policisë në aktivitete kriminale.
Në vend që të jepte një përgjigje të drejtpërdrejtë, Vuçiq reagoi me ton të lartë, duke e akuzuar moderatorin për ndjekje të narrativave politike dhe për, siç tha ai, “përshtatje me agjenda të caktuara”.
