Sensori që ndihmon “trurin” t’u përgjigjet thirrjeve në telefon

Tani mund t’i përgjigjeni telefonatave, thjesht duke përdorur mendjen tuaj. Ky është rezultati i një studimi që provon një eksperiment i cili ka rezultuar i suksesshëm nga një grup studiuesish, të cilët besojnë se përmes të menduarit, njerëzit mund t’u përgjigjen thirrjeve në telefon, kjo falë një sensori të fshehur tek flokët.

Kjo pajisje mikroskopike mund të qëndrojë aktive për 12 orë. Grupi kërkimor i udhëhequr nga Kim Hodam, besojnë se ekzistojnë sensorë të aftë për të kapur sinjalet e aktivitetit të trurit, me qëllim për t’i përshtatur ato në veprime konkrete, siç e kemi përmendur dhe më sipër, përgjigjen në telefon përmes mendjes.

Më herët ato kanë provuar dhe eksperimente si lëvizja e një krahu robotik, sikurse dhe kontrollin e një pajisje elektronike.

Këto përpjekje të realizuara me sukses, janë bërë të mundura falë pajisjeve që implantohen në tru përmes ndërhyrjes kirugjikale, megjithëse ato pohojnë se praktika të tilla janë gjithnjë komplekse, por nuk shkaktojnë probleme serioze.

Një tjetër sugjerim për ta është dhe vendosja e sensorëve të jashtëm në lëkurë. Megjithatë, ata thonë se ndjeshmëria e tyre në këtë formë është mjaft e ulët dhe nuk mund të provojë me saktësi funksionimin e këtij eksperimenti për të vënë trurin në punë.

Pajisja në fjalë u testua tek gjashtë persona të cilët ishin të aftë të reagonin në një situatë ku telefoni i tyre po merrte një thirrje video dhe ata ishin në gjendje të vepronin me shumë lehtësi.

Po ashtu, studiuesit shtojnë se ata e kishin po kaq të lehtë për t’i refuzuar thirrjet ose për t’i anashkaluar ato, pa bërë një veprim konkret, thjesht duke udhëzuar trurin që të reagojë përmes sensorit të implantuar.

/tvklan.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *