Në “filozofemën” autoriale të fundit, Shaqir Fetai i drejtohet “reisit”, meqë askush nuk po e llogaritë për pesë para. Ai i mbanë vetëvetes ligjerata boshe, duke menduar se, kësisoj, do të kapet për një fije bari dhe nuk do të fundoset në batak ku është rrasur me dy këmbë
Nga Mahir Rexhepi
Kohëve të fundit, myslimanët e Maqedonisë së Veriut, vazhdimisht po shtrojnë një pyetje: a po shihni more se çfarë po i ndodhë Shaqir Fetait?
Shaqir Fetait nuk po i ndodhë asgjë! Që kur u instalua në krye të BFI-së nga shqërbimet antikombëtare e antifetare, ai veçsa po vjen duke e trashur qafën e duke e enjtur barkun! Është bërë si rrotë traktori “Ferguson”!
Pra, kjo pyetje e tërthortë qëllimisht po hidhet në opinion duke shpresuar se opinioni do të merret me atë personalisht dhe nuk do të vërejë se si po realizohet projekti misionarik SHKATËRRIMI I BFI-së DHE DROBITJA E UNITETIT TË MYSLIMANËVE TË RMV-së! Kjo është e vërteta! Shaqir Fetait nuk po i ndodhë asgjë, asnjë gjemb në këmbë, madje po paguhet e po rrihet shpinës duke e përgëzuar në kryerjen e misionit me sukses. Nëse kjo nuk është e saktë, atëherë paskemi të bëjmë me një njeri-avdall, ose me ummet aspak të interesuar për ta vëzhguar aktivitetin devalvues dhe shkatërrues të Shaqir Fetait!
Vetëm Shaqir Fetait i ndodhë që ta përmbushë misionin në fragmentarizimin organizativ të BFI-së. Myftinitë po i dalin ndorësh! Mbi 90 % e myftive nuk ia dinë gjuhën arabe, siç nuk e di edhe vetë xhanëm! Rreth 70 për qind të myftinive i ka pa kurrfarë përgatitje akademike shkollore, ka bashkëpunëtorë të ngushtë me diploma fallco, të blera, të dyshimta. Vetëm Shaqir Fetait i ndodhë që t’ia japin vakëfin në letra me vlerë dhe i lejohet që të gjitha t’i bëjë rrush e kumbulla duke e dëmtuar në palcë vakëfin e Institucionit. Vetëm këtij farë avdalli i ndodhë që dy vjet rresht t’i mbyllen dyert e organeve dhe institucioneve të BFI-së (myftinia e Tetovës, ajo e Kumanovës, FSHI-ja etj.). Për këtë mbyllje, dëbim dhe mosnjohje të autoritetit artificial, në fakt e ka stimuluar vetë Shaqir Fetai, me qëllim që shumë organe të mos jenë në rrjedha rreth çregjistrimit të Medresesë tradicionale “Isa Beu” dhe rreth regjistrimit të një shkolle të mesme private që do ta mbajë vetëmse emrin e ish-Medresesë! Vetëm këtij farë turulumi që i ka shkuar ndoresh të miratojë regjistrimin në institucione shtetërore të dhjetra “bashkësive fetare islame” si dhe të dhjetra grupeve religjioze myslimane, regjistrime këto që kanë ndikuar direkt në përçarje dhe fragmentarizim të trungut të myslimanëve të vendit si dhe në cënim të rëndë të buxhetit të BFI-së. Vetëm këtij farë anti-humanoidi që i ka shkuar për dore ta çrrënjosë virtytin e humanitetit që ka pasur në thelb të vetin BFI-ja. Shaqir Fetait i shkoi për dore që ta stimulojë dhe ta përkrahë ndërtimin e xhamive private e të personalizuara dhe, kësisoj, ta humbë të drejtën për të pasur kontroll mbi të gjitha xhamitë e vendit. Vetëm këtij farë mahluku që i shkoi ndoresh ta japë kontributin e vet në kthimin e xhamive në kisha, në tjetërsimin e xhamive në muze, apo së fundmi, në teqe (siç ndodhi me xhaminë e qytetit në Veles)!
Dhe, tërë këtë mision antiislam e antishqiptar mundohet ta kamuflojë me dofarë “filozofema” të denja për personat me adoleshencë të vonuar apo të rishfaqur në pleqëri! Nëpër këto “filozofema” ai mundohet që ta zbërthejë “takva”-izmin e vet të brumosur nëpër kancellaritë e UDB-së!
Në “filozofemën” autoriale të fundit, Shaqir Fetai i drejtohet “reisit”, meqë askush nuk po i drejtohet dhe as që po ia … Ai i mbanë vetëvetes ligjerata boshe, duke menduar se, kësisoj, do të kapet për një fije bari dhe nuk do të fundoset në batak.
Shaqir Fetai i drejtohet vetes: “Vepro mirë dhe me strategji të bazuar në të vërtetën. Anashkalo gjithçka që është perfide dhe e bazuar në qëllime destruktive për të ndalë hovin e zhvillimit pozitiv, ajo është vetëm humbje kohe.”, Pra, avdallin mos e vet se të tregon vetë. Pra, anashkalimi nga perfiditeti dhe kotësia qenka humbje e kohës, sipas Shaqir Fetait! Prandaj ky kokë e këmbë është i zhytyr në perfiditet e në cinizëm të ylbertë. Pastaj e shpreh drojën, sepse, thellësisht në ndërgjegjen e vet ai e di fort mirë se “E mira gjithmonë do të luftohet nga satanikja, djallëzorja, sepse destruktivja është qëllimi i saj. Është ligj që e keqja të pengojë të mirën”. Pra, ky, misionin e vet satanik e sjell në “konstatim” të vetin! Dhe në fund, e porositë veten: “E jotja është të reflektosh për të gjithë… Ti duhet të jeshë udhëzues, prezentues, misioner, bartës i të së vërtetës.”
Ta konsiderojë vetëveten si “bartës të së vërtetës”, sa është tepër shumë pretencioze aq është edhe përpjekje manipulative për t’i vënë në gjumë të afërmit e vet, ata që kanë ngritur “legjenda-përalla për fëmijë”! Si mund të jeshë “bartës i së vërtetës” ndërkohë që e kaluara e tij studentore është jashtëzakonisht e mjegulluar, ngjitja e tij në karrierë është edhe më e mjegulluar, nijeti i tij për t’ia ngulur thikën pas shpiune liderit të vet shpirtëror është edhe më shumë e më shumë i mjegulluar, mënyra si u vendos, si u pajtua, si iu rrek kësaj aventure kurrë nuk u zbardh në optikën e së vërtetës. Kurrë nuk e tregoi të vërtetën se cilët policë e shpëtuan atë nga tri puçet që ia përgatitën në të njëjtën mënyrë siç e përgatiti ai me strategjinë e institucioneve të shërbimeve sekrete kundër ish-reisit të vet. Fare në fund, dihet botërisht se Shaqir Fetai paguan nga buxheti i BFI-së me dhjetra mijëra euro avokatë e rushfete me qëllim që institucionet e drejtësisë ta bëjnë të vërtetë genjeshtrën e tij prej rrugaçi. Ai vdes që të gjitha rrenat e tij të bëhen të vërteta nga “drejtësia” pa çka që me këtë sjellje do ta shtojë edhe më shumë mallkimin e Zotit I Cili, në Kuranin Famëlartë thotë: “O populli im, bëni sa të mundni, por edhe unë do të bëj. Ju, shpejt do ta mësoni se kë do ta gjejë dënimi që do ta poshtërojë dhe kush është gënjeshtar. Pritni (fundin), se edhe unë do të pres me ju” (Hud, 93)