Aksion për heqjen e ekspozitës për masakrat

Komuna e Prishtina ka vendosur të ndërhyjë sot në sheshin qendror “Nënë Tereza”, duke nisur nga ora 10:00, për të larguar tabelën e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998–1999”.

Vendimi vjen pasi në përmbajtjen e ekspozitës janë konstatuar një sërë gabimesh dhe pasaktësish, të cilat kanë nxitur reagime publike. Sipas njoftimit zyrtar, ekipet komunale do të realizojnë heqjen e tabelës pas pezullimit të lejes për ekspozim.

“Ju njoftojmë se sot, me datë 28.03.2026, duke filluar nga ora 10:00, ekipet e Kryeqytetit do të ndërmarrin aksionin për heqjen e tabelës së ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998–1999” në sheshin “Nënë Tereza””, thuhet në njoftim

Ky veprim vjen pas vendimit të Kryetarit të kryeqytetit Përparim Rama, për pezullimin e lejes së ekspozimit, për shkak të pasaktësive të evidentuara në përmbajtjen e ekspozitës.

Rama, ka theksuar se një ekspozitë me gabime të tilla nuk mund të ketë vend në hapësirat publike të qytetit, duke arsyetuar kështu vendimin për ndërprerjen e saj.

Ky aksion konsiderohet si një hap për të shmangur keqinformimin dhe për të ruajtur saktësinë historike në prezantime publike.

BDI reagon ndaj deklaratës së Mickoskit për gjuhën shqipe në Kuvend

S’ka vend në shesh, pezullohet ekspozita për masakrat

Gashi fajëson shtetin për mungesën e listës zyrtare të viktimave të luftës

SPRTK: RTK në krizë financiare, kërkohet ndërhyrje urgjente institucionale

Kurti: Nga Macroni kërkova mbështetje për integrimin e Kosovës në BE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *