Kushtetuta e BFI-së e obligon Rijasetin që të mbajë mbledhje të rregullta të paktën një herë në muaj. Situatat e jashtëzakonshme mund t’i përshpejtojnë mbledhjet e organit më të lartë kolektiv të BFI-së

Shaqir Fetai, ose nuk di të organizojë mbledhje të rregullta të “rijasetit” të tij, ose nuk do, ose nuk e kupton Kushtetutën, ose qëllimisht e injoron Kushtetutën, sepse fundja, ai është i imponuar politikisht jashtë të gjitha akteve juridike të BFI-së, ose mund të ketë ndonjë arsye subjektive të tij, për shembull, u frikësohet mbledhjeve të rregullta!
Shaqir Fetai, tash e pesë muaj ka sjellë e ndarë qindra vendime, ka kryer punësime, ka kryer disa veprimtari krye më vete, duke injoruar tërësisht Kushtetutën e BFI-së si dhe vendimet dhe qëndrimet e Rijasetit! Asnjë mbledhje të rregullt!
Mbledhja e parafundit e “rijasetit” të Shaqir Fetait është organizuar më 9 shtator të vitit 2021, me rastin e djegies së Spitalit modular për trajtimin e të sëmurëve nga Kovid 19, në Tetovë, me çrast humbën jetën pacientë që ishin shtruar për shërim. Kjo mbledhje u quajt “mbledhje urgjente” e “rijasetit” që u mbajt në Tetovë.
Mbledhja tjetër, po ashtu e jashtëzakonshme dhe e fundit e “rijasetit” të Shaqir Fetait, është thirrur më 23 nëntor të vitit 2021, me rastin e tragjedisë së ndodhur në Bullgari ku humbën jetën mbi 40 qytetarë të Maqedonisë së Veriut!
Pra, këto dy ngjarje tragjike, dhe këto dy “mbledhje të jashtëzakonshme” lënë të nënkuptohet se Shaqir Fetai ka guxim të thërrasë mbledhje të “rijasetit” të vet vetëm kur anëtarët janë emocionalisht të dërmuar dhe kur nuk kanë mundësinë e shprehjes së ndonjë “marifeti” të tyre!
Vërtet, pse Shaqir Fetai u frikësohet mbledhjeve mujore të Rijasetit, ashtu siç e parasheh Kushtetuta e BFI-së? Pse u frikësohet tash njerëzve të vetë të cilët ia dhanë tërë përkrahjen e instalimit të tij nga subjekte politiko-partiake në krye të BFI-së? Si guxon të paraqitet se po funksionon “institucionalisht”, ndërkohë që shkel aket normative të BFI-së dhe nuk ka kurrfarë vendimi kolektiv që do të sillej në dobi të zhvillimit të jetës fetare islame! Cila Kushtetutë ia kërkon Shaqir Fetait që të shkojë nëpër myftini e t’ju kërkojë që aty, në ato mbledhje “të veçanta” t’i raportojnë për “sukseset e arritura” (mbase ajo “kushtetutë” që siguron “pritje madhështore të myftinisë” për të gjorin); cila kushtetutë ia kërkon t’u japë vendim anëtarëve të myftinive! Si guxon të japë “vendime” të tilla, ndërkohë që Komisioni Qendror për zgjedhje të organeve të BFI-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vet të fundit, akoma nuk ka raportuar para Rijasetit dhe as para Kuvendit të BFI-së! Prej nga e di Shaqir Fetai se ato zgjedhje kanë qenë konform Kushtetutës, konform rregulloreve për zgjedhje nëpër organet e Myftinive dhe se nuk ka pasur keqpërdorime, imponime të dhunshme, shantazhe të ndryshme! Pa dyshim, Shaqir Fetai i ka hyrë punës së legjitimimit të sa më shumë frakcionimit politiko-ideologjik të organeve dhe institucioneve të BFI-së!
Shaqir Fetai e ka privatizuar BFI-në, i ka personalizuar të gjitha detyrat dhe obligimet që duhet t’i ketë “reisi” në drejtimin e Institucionit, e ka delegjitimuar tërësisht organin e Rijasetit si dhe sjell vendime vetëm për ato aktivitete që i përshkruhen personalisht atij si sukses dhe ku i jepet rasti për të promovuuar “kapacitetet intelektuale” të tij adaptabil me kapacitetet e një skuthi.
Këto ditë, Shaqir Fetai e ka një hall të tmerrshëm! Si të organizojë mbajtjen e një mbledhje të rregullt të “rijasetit” të tij në prag të Muajit të Bekuar të Ramazanit! Është tepër vonë, kjo ia bën edhe më të vështirë punët, por edhe injoranca e tij se çfarë duhet të bëjë për këtë Muaj e tremb nga thirrja më në fund e një mbledhje të rregullt! Në plan e ka që ta shtyej sa më shumë, sa më pranë fillimit të Ramazanit, me qëllim që “të neutralizohen” të gjitha mbrapfshtitë eventuale që mund t’i kenë anëtarët e “rijasetit” të tij e që mund t’ia minojnë mbledhjen!
Kur do t’i raportojnë organet dhe institucionet e BFI-së para rijasetit për punën e kryer qoftë gjashtëmujore; kur do të raportojnë e do të marrin pëlqimin nga “rijaseti” i Shaqir Fetait për programet e tyre të përgatitur enkas për Muajin e Ramazanit, kur do të ngarkohen me vendimet e “rijasetit” dedikuar këtij Muaji! A do të jenë frut i një debati dhe një diskutimi të gjërë e të shtruar apo, thjesht, do të jenë vendime të porosituar nga “partia mëmë”, të cilët, nëse refuzohen apo diskutohen, mund të shoqërohen me reperkusione partiako-politike! Po cila parti e bën hesap Shaqir Fetain? Ai mund të jetë vetëm hendikep i papërballueshëm për çdo parti, me përjashtim të individëve partiakë të cilët Shaqir Fetai i ka bërë hisedarë në buxhetin dhe vakëfin e BFI-së!
Sido qoftë, në cilëndo mbledhje të ardhshme, Shaqir Fetai do të kritikohet (ose duhet të kritikohet) për veprimtarinë e tij antikushtetutare, kundër praktikave të BFI-së, do të kritikohet se pse nuk ka raportuar deri më sot as për situatën financiare, as për situatën e letrave me vlerë të dhëna nga qeveria në vend të denacionalizimit të pronave të vakëfit, për situatën e vakëfit, për shpenzimet enorme të buxhetit të BFI-së për promovimin e politikave të veta diletanteske, për degradimin e këtij Institucioni deri në bashkësi “fetare” me format të një shoqate qytetarësh multikonfesionale! Do të kritikohet për mungesë të ideve, vizioneve, të cilat do të kërkonin një reformë të thellë, duke filluar që nga largimi i tij, si person i padenjë, joadaptabil dhe i pavlerë për të qenë në krye të Institucionit të BFI-së. Sepse, të gjithë organet e BFI-së janë shumë të vetëdishëm se, me Shaqir Fetain po fundosen ditë e nga pak dhe se ka ardhur momenti kritik që, ose të fundosen si fundrrinë e historisë ose të shpëtojnë faqebardhë. Të gjithë janë të bindur se tashmë fytyra e tyre ka nisur të ngjyroset me ngjyra ylberi, derisa në fytyrat e tyre të dominojë tërësisht e zeza e fytyrës së Shaqir Fetait.

Këshilli për mbrojtjen e Kushtetutshmërisë së BFI-së

Shaban Aziri, kordinator
Eset Shaqiri, zv/kordinator
Mirdi Brao, zv/kordinator

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Revolucioni i vitit 1821 në Greqi, ishte revolucion i shqiptarëve

“Ata që u çliruan me gjakun e mundimet tona janë armiqtë më…

Çeliku: Shqiptarët kalben në burgje, kriminelët maqedonas në liri e në Hungari!

Gjyla Çeliku / Katica në arrest shtëpiak, lirohet nga burgu!!! Është koha…

Kështu foli i pacipi – Shaqir Fetai (24)

Snobët kur nuk kanë se çfarë të thonë, kur kapen në zgripc…

Tag spiunin që e njeh!

Nga Gjyla Çeliku / T’jesh spiun për mua është puna më e…