Tentativa e tretë për konstituim të Kuvendit

Kuvendi i Kosovës do të përpiqet për herë të tretë të konstituohet, pas dy tentativave të pasuksesshme të mëparshme. Seanca ishte e caktuar të mbahet në ora 12:00, por filloi me 12:45.

Ditën e enjte seanca dështoi të mbahet pasi kryesuesi i seancës, Avni Dehari i LVV-së ftoi për konsultë partitë politike dhe më pas e ndërpreu seancën duke thënë se “nuk pati konsensus” se si të vazhdohet tutje.

Subjektet politike, LVV, PDK, LDK, AAK fajësuan njëra – tjetrin për bllokim të institucioneve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *