Kallas sot në Kosovë

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, sot e viziton Kosovën, në kuadër të një turneu në Ballkanin Perëndimor. Ndërsa RTK-ja do ta transmetoj një intervistë ekskluzive me Kallas.

Kallas pritet të takohet me përfaqësues të partive politike dhe të organizatave të shoqërisë civile,

Ajo do të mbajë një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Evropës më 22 maj në ora 15:45, e transmetuar drejtpërdrejt në EBS.

Gjithashtu Kallas do të vizitojë Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Ajo do të takohet edhe me komandantin e KFOR-it Enriko Barduani.

Kallas do ta vizitojë Kosovën në kohën kur autoritetet kosovare po përsërisin thirrjet për heqjen e masave ndaj vendit nga ana e BE-së, madje kanë kërkuar që kjo të ndodhë para vazhdimit të dialogut për normalizim marrëdhëniesh me Serbinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *