Arabia Saudite ndalon rreth 270 mijë njerëz “pa leje për haxh”

Arabia Saudite ka ndaluar më shumë se 269,000 njerëz pa leje për pelegrinazhin vjetor të Haxhit të hyjnë në Mekë.

Mediat raportojnë se autoritetet saudite po marrin masa të ashpra kundër udhëtimeve të paligjshme në qytet.

Qeveria fajëson “pjesëmarrësit e paautorizuar” edhe për “mbipopullimin” në Haxh, duke thënë se të këtillët përbënin një numër të madh të atyre që vdiqën në vapën përvëluese të verës së vitit të kaluar.

Aktualisht ka 1.4 milion haxhinjë në Mekë dhe pritet të mbërrijnë më shumë në ditët në vijim.

Atje ka gjoba deri në 5,000 dollarë dhe masa të tjera ndëshkuese, si deportimi, për këdo që kryen Haxhin pa leje.

Në një konferencë për shtyp në Mekë, zyrtarët thanë se kishin ndaluar 269,678 persona pa leje të hynin në qytet.

Zyrtarët kanë vendosur gjithashtu penalizime për më shumë se 23,000 banorë sauditë për shkelje të rregulloreve të Haxhit dhe kanë revokuar licencat e 400 kompanive të Haxhit.

Haxhi është pelegrinazhi vjetor islamik në Mekë dhe përfshin një sërë ritualesh fetare. Është një detyrim që ndodh një herë në jetë për çdo mysliman që mund ta përballojë dhe është fizikisht i aftë ta bëjë atë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *