Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të pabanuar në Varagë

Gjatë patrullimit dhe kontrollit në një shtëpi të pabanuar në Varagë të Zubin Potokut, njësitë e Policisë së Kosovës kanë gjetur dhe konfiskuar armë dhe municion.

Në shtëpi është gjetur një armë automatike AK-47 me pesë karikatorë, të mbushur me gjithsej 68 fishekë, dy uniforma të kamufluara, pajisje për pastrimin e armëve dhe një granatë dore, të cilën e ka tërhequr njësiti i EOD-së, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Rasti është raportuar te prokurori dhe aktualisht është nën hetime nga autoritetet përkatëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *