Osmani e Prattipati diskutojnë për zgjedhjet e zhvillimet e fundit në vend

Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me të ngarkuarën me punë të SHBA-ve, Anu Prattipati, ku u diskutua për zhvillimet e fundit në Kosovë, zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe bashkëpunimin bilateral ndërmjet dy vendeve.

“Në takimi u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, si dhe për procesin e zgjedhjeve të parakohshme më 28 dhjetor. Presidentja theksoi rëndësinë e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor dhe respektimit të standardeve më të larta demokratike, për çka Kosova tashmë është shembull”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Tutje, bëhet e ditur se në takim u diskutua edhe për seancën e Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA mbi zhvillimet në Kosovë dhe në rajon, si dhe u trajtuan gjithashtu edhe çështje të ndryshme të bashkëpunimit bilateral.

“Presidentja Osmani ritheksoi përkushtimin e plotë për forcimin e partneritetit me aleatin më të rëndësishëm strategjik të Republikës së Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, përfundon njoftimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *