Vonohet nisja e seancës për Qeverinë `Kurti 3`

Seanca për miratimin e Qeverisë “Kurti 3” nuk ka nisur ende, megjithëse ishte planifikuar të fillonte në orën 10:00.

Kjo është dita e fundit e mandatit që presidentja Vjosa Osmani i ka dhënë kreut të Vetëvendosjes Albin Kurti për të prezantuar kabinetin qeverisës dhe programin e tij.

Presidentja ka bërë të ditur se në rast të dështimit të sotëm, ajo brenda dhjetë ditëve do t’i ftojë partitë politike për të parë nëse ndonjëra mund të sigurojë 61 votat e kërkuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *