Rubin: Thaçi ishte i shqetësuar dhe nën presion nga komandantët e UÇK-së

Pas një takimi që kishte pasur me sekretaren amerikane Madeleine Albright, James Rubin tha se kishte bërë një shëtitje me Hashim Thaçin, gjatë së cilës ky i fundit i kishte shprehur shqetësimin dhe presionin që ndiente nga komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ishte i shqetësuar dhe tha se ishte nën presionin e komandantëve të UÇK-së në Kosovë dhe të financuesve të saj nga Evropa. Ata do ta konsideronin tradhtar. Ai ndjente se, po ta humbiste mbështetjen e Albright-it si mike, kjo do të ishte një katastrofë e vërtetë për kauzën e tij”, ka deklarua Rubin.

Gjithashtu Rubin theksoi se gjatë asaj shëtitjeje, koha ishte e ftohtë dhe se Thaçi kishte refuzuar të vishte pallton që ai i kishte ofruar. Për këtë ngjarje u pyet edhe në gjykatë dhe Rubin e pohoi se ishte e vërtetë.

Ai shtoi se Rusia dhe disa vende të tjera kërkonin që në dokumente të mos përmendej fjala “pavarësi”, por vetëm të ndalej lufta. Ndërsa, Thaçi kishte deklaruar se nuk mund të nënshkruante asnjë dokument që nuk përmbante fjalën “pavarësi”, sepse kjo do të shihej si tërheqje nga synimi për pavarësinë e vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *