New York, mbahet protesta “Jo luftë kundër Iranit”

Demonstrata tërhoqi aktivistë kundër luftës dhe iraniano-amerikanë të shqetësuar që bënin thirrje për ulje të tensioneve

Qindra protestues u mblodhën në Bryant Park në New York të SHBA-së për të protestuar kundër fushatës ushtarake të Izraelit kundër Iranit.

Demonstrata tërhoqi aktivistë kundër luftës dhe iraniano-amerikanë të shqetësuar që bënin thirrje për ulje të tensioneve, me shumë që shprehën frikë për sigurinë e familjeve të tyre mes tensioneve në rritje dhe pasigurisë mbi përfshirjen e mundshme të SHBA-së.

Shumë protestues shiheshin duke kënduar himne, duke valëvitur flamuj, luanin me daulle dhe duke hedhur slogane të ndryshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *