Protesta, e organizuar nga Fushata e Solidaritetit të Palestinës dhe grupe të tjera, nisi në Whitehall në orën 18:00 dhe përfundoi dy orë më vonë. Sipas organizatorëve në të morën 10 mijë persona.
Fushata e Solidaritetit Palestinez tha se organizoi marshimin për të përsëritur thirrjet për një armëpushim në Gaza, pas një sulmi ajror izraelit që vrau të paktën 45 palestinezë të dielën.