Deputetja ukrainase, Kira Rudik tha se Rusia duket se po synon Kharkivin tani, ku sipas saj situata është shumë e tensionuar
Rudik është shprehur se rreziqet janë të larta dhe u shpreh bombardimet ajrore në atë zonë janë shtuar, shkruan Sky News.
“Ne do të duhet të zgjedhim atë që është më e rëndësishme për t’u mbrojtur, por nuk mund të themi se disa njerëz janë më të rëndësishëm se të tjerët”, është shprehur ajo.