Teherani sulmon Izraelin me 30 raketa balistike

Teherani ka deklaruar se ka lëshuar 30 raketa balistike, me peshë nga 1 deri në 2 tonë, drejt Izraelit, duke pretenduar se ‘të gjitha kanë goditur objektivat e paracaktuara’. Sipas komandantit të forcës ajrore të Gardës Revolucionare, Majid Mousavi, raketat kanë ‘shkatërruar sisteme të rëndësishme aerohapësinore’ izraelite, raportoi agjencia Mehr.

‘I sulmet tona me raketa do të vazhdojnë derisa agresorët të ndëshkohen’, ka shtuar Mousavi.

Ndërkohë, Garda Revolucionare iraniane ka njoftuar se këtë mëngjes është kryer ‘vala e 48-të’ e sulmeve në kuadër të operacionit të përgjigjes ndaj ofensivës së nisur më 28 shkurt nga SHBA-të dhe Izraeli.

Sulmet kanë pasur në shënjestër objektiva në veri të Izraelit dhe baza amerikane në rajonin e Lindjes së Mesme, duke përdorur raketa dhe dronë. Gjithashtu, marina iraniane ka bërë të ditur se ka goditur me raketa balistike edhe bazën ajrore amerikane Al Dhafra në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *