Plaku homerian pa sy

MBRESË

_________

Nga Avni Halimi

________________

(Frymëzuar nga ekspozita personale e Jon Azizajt, organizuar në Galerinë Kombëtare të Arteve në Liceun Artistik “Jordan Misja”, 9 maj 2024)

Jon Azizaj është maturant në Liceun Artistiik “Jordan Misja”! Këtu ai si talent i rallë e provoi veten në disa disiplina të artit. E filloi si pianst, për të vazhduar pastaj si fotograf dhe për të përfunduar si skulptor! Për ta provuar dhe dëshmuar rritën e vet artistike Azizaj kohë më parë, nën tingujt e muzikës së Çajkovskit, interpretuar nga vetë ai në piano, hapi ekspozitën e vet të parë me vepra artistike: fotografi artistike, instalacione arti dhe skulptura. Profesori i tij, Emanuel Koko, në fjalën e vet të rastit do të theksojë se, punimet e ekspozuara flasin për një krijues të mirëfilltë përtej moshës së Jon Azizajt.

Jeta bardh e zi

Ekspozita titullohej “Pozitiv&Negativ”! Jon Azizaj niset nga fakti biblik se “e para qe FJALA”! Për Azizajn fjala është bazë e shenjave të gjuhës, si mjet komunikimi. “Edhe arti ka gjuhën e vet”, thotë krijuesi në fjalën e vet drejtuar auditorit të këtoij eventi jo të rëndomtë. Për krijuesin fjalët e para në gjuhën e artit vizule duhet të jenë ngjyrat “bardh-zi”! Pra, në botën e ngjyrave e para qe “bardh e zi”, ndaj, në perceptimet e para gjithçka ishte “pozitiv-negativ”! Ky fenomen është prezent në çdo krijim artisik, i pathyeshëm, i pa tëhuajësuar, ndonëse herë-herë hasest edhe si “dritë-hjie”, thotë autori në hapjen e kësaj ekspozite, me fotografi bardh e zi, me instalacione mbi fushën bardh-zi të shahut, me pijanon në qendër me tastet e saj bardh-zi, me personazhet skulpturale që duket se, si relikte arkeologjike, vijnë nga lashtësia popullore. Jon Azizaj, asnjë vepër nuk e ka titulluar porse, të gjitha, i ka përmbledhur nën titullin “Pozitiv&Negativ”!
Në këtë ekspozitë spikasin, pa dyshm, skulpturat e tij, në veçanti koka e një plaku të moshuar, në rudhat e të cilit lehtë lexohet urtësia, nga plisi me skaje të brejtur nga djersët sikur pasqyrohet tërë ajo gamë e sfidave të egra nëpër të cilat ka kaluar ky plak shqipar, nëpër plasta e lëkurës së fytyrës sikur rrjedhin përrua mundimet e jetës së kaluar nën robëri, nën perëndori të huaja e në kushte ku mallkimi të behet shtrat e trishtimi jorgan jete.
Jon Azizaj këtë fytyrë plaku imagjinar e sjell nga thellësia e frymëzimit të brumosur nga mësimet historike, folkorike e mitologjike që i ka nxënë e që i ka dëgjuar mbi shqiptarin e lashtë. Secili që ndalet para këtij PLAKU mund ta shohë e ta gjejë pamjen e njohur të gjyshit, të stërgjyshit, të katragjyshit të vet! Azizaj, pra, ia ka dalur që të sjellë një përmbledhje fytyrash, karakteresh, personalitetesh, urtinë, guximin, trimërinë, mynxyra, lumturinë, dëshpërimin, tërë atë madhështi të pleqërisë shqiptare që nga lashtësia dhe, të gjitha këto të shihen si copëza mozaiku në tërësinë e portretit të plakut skulpturë.

Tre lloj kundrimesh mbi një figurë 3D

Kjo vepër madhështore e “vogëlsisë” së Jon Azizajt duhet të trajtohet, pa dyshim, si kryevepër dhe aset i çmueshëm i koleksionit të eksponateve artistike të Mzeut të Arteve!
Cilin plak na e ka sjellë Jon Azizaj! Si ta shikojmë këtë kryevepër të tij, si do të kundrohej prej shqiptarit, prej një vizitori të huaj perëndimor e prej një vizitori ballkanas joshqiptar?
Janë të rallë portretet në skulpturën bashkëkohore ku fytyrës i mungojnë sytë. Azizaj nuk ka harruar t’ia bëjë edhe sytë, nuk ka përtuar, nuk e ka lënë të pakryer këtë skulpturë, por, thjesht, e ka lënë pa sy! Ai nuk është vetëm i verbër, porse, thjesht, është pa sy. Në skulpturat antike hasen portrete të tilla, figura të verbër, siç është portreti i Homerit! Ky portret i verbër i Homerit personifikon krijuesin i cili nuk ka pasur nevojë për shqisa, sepse, ai është drejtuar nga muzat! Plaku i Jon Azizaj është pa sy dhe, me gjasë, ideja e autorit ka qenë që të paraqesë një plak i cili, pa shikim e pa sy, ka pasur guximin t’i qëndrojë muzave dhe jetës përballë!

I.
Për shqiptarin ky plak, me të gjitha vijat shprehëse, me karaktristikat që i lexohen si copëza Bible dhe me relievin biolojik të fytyrës, shpreh plakun e moçëm, plotë urtësi, plakun i cili mbi shpatull ka bartur, si Krishti kryqin, tërë atë makare të shirtit filmik të gjenealogjisë e të kohës që prej kuvendimit me Perënditë e deri më sot. Me këtë plak shqiptari do t’i personifikonte paraardhësit e vet, trima, të guximshëm, të urtë, të papërkulur, të pathyeshëm, me ADN-në e identitetit kulturor (plisin) brenda të cilit zhvillohet ideali i një identiteti etnik. Për shqiptarin pa sy bën por pa këtë ideal nuk bën! Shqiptari në ballin e këtij plaku do ta lexonte jetën shqiptarçe të çdo pararendësi, do t’i lexonte mynxyrat, përpjekjet shekullore për jetë të dinjitetshme! Azizaj, me gishtat prej mjeshtrit të vërtetë, ia ka dalur që nëpër rudhat e figurës të palosë etapa, histori, ngjarje; si nëpër sirtare t’i fsheh ndjenjat: dashurinë për familjen, për atdheun, për lirinë, për punën, për pasuesit e vet që do të trashëgojnë tërë atë thesar që i shkon vetëm shqiptarit. Dhe, ky shqiptar, nuk ka nevojë për sy, për ta shikuar të ardhmen, sepse, është i bindur dhe beson në të ardhshmen e ndritshme të pasardhësve të vet.

II.
Një i huaj, një qytetar perëndimor, në këtë portret skulpturë do të shikonte një plak fisnik, i rrahur e i regjur nga dallëgt e jetës; një figurë mbi të cilin është derdhur tërë zija e pesimizmit, një personazh që simbolizon një popull me një histori të zymtë, të mundimshme, me një të kaluar prej robi dhe me plotë luftëra për liri; ose, një plak bujar, që e ka dashur jetën, që ka rrezatuar gjithnjë urtësi, që ka ditur t’i kalojë sfidat e jetës ndonëse i rrahur nga dallgët e varfërisë, mjerimit, trishtimit. Thjesht, një vizitor i huaj perëndimor, në këtë figurë 3D të plakut do të shihte portretin e plakut të njerëzimit, i cili, fatkeqësisht, i ngelur pa sy nga ndonjë fatkeqësi e kohës, nuk ia ka dalur kurrë t’i shohë të mirat e kësaj jete, të kësaj jete me të mira që zgjatojnë që nga urtësitë e lashta.

III.
Një kundrues ballkanas, një serbo-maqedonas, në këtë skulpturë do ta shihte atë plak me të cilin akoma nuk i kanë larë hesapet! Ky portret do t’ua shpaloste dëshirat e flakta të të parëve të tyre për ta ngulur në hunj e për ta vrarë këtë personazh, sepse ai ka pamjen e Idriz Seferit, të Bajram Currit, Hasan Prishtinës, Ië Boletinit, të Azem Bejtës, të Shaban Jasharit! Ky figurë prej skulpture do t’ua përkujtonte atë plak për të cilin kanë dëgjuar se si ua rrëmbente atdheun, se si në mënyrë të egër dhe barbare ua vriste gjënë e gjall, se si natën nëpër shtëpitë e tyre bënin kërdinë e ditën fshiheshin nëpër male; do t’ua përkujtonte atë plak i cili ua hante fëmijët në djep nëse nuk flenin gjumë! Do t’ua përkujtonte përfaqësuesin e atij populli pa zhbërjen e të cilit shpirti srbo-maqedonas nuk gjenë qetësi. Në sytë serbo-maqedonase kjo skulpturë e Jon Azizajt do të paraqiste modelin e një plaku i cili nuk duhet të ekzistojë, sepse, me vrazhdësinë e fytyrës së tij, ai tremb çdo “popull mitik”, ua fut krupën. Më në fund, ata do ta gjejnë atë fytyrë lubie me të cilën plakat i frikësojnë fëmijët që nuk rrinë urtë. Gjenerata të tëra janë rritur me frikën nga një plak si ky që, në fakt, është simbol i qenies më fisnike në faqe të dheut.
Këtë portret, pra, të qenies fisnike, ia ka dalur që të na e sjellë Jon Azizaj, ky krijues i ri e kaq i talentuar. Mbejeni në mend këtë emër!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *