Shaqir Fetai pa vetëlavdërim si pa oksigjen

Shaqir Fetai e ka qejf lavdërimin, madje vdes për pak lavdërim. Është vërejtur se, nëse kalon një kohë bukur e gjatë pa e lavdëruar dikush, qoftë edhe nga marionetat e tij, atëherë fillon e vetëlavdërohet. Me sukses po ia dalim, thotë, që t’i menaxhojmë “5 medresetë” për nxënësit e të cilave kërkon fitra, zeqat, kurbanë, ndërsa, le të na thotë që, në cilën Medrese në botë, mbarojnë medresenë vetëm 9 nxënëse, siç ishte rastin me paralelen e femrave të “Is Beut”, të dispersuar në Gostivar! Vetëm nëntë maturante, për të cilat katër vite me radhë janë angazhuar me rroga të majme 19 arsimtarë e arsimtare! Për katër vite 912 rroga vetëm për mësimdhënës për 9 nxënëse! Tani, shtrohet pyetja, pse rrenë Shaqir Fetai kur thotë se na duhen fitra, zeqat e kurbanë për nxënësit e Medresesë, ndërkohë që 19 profesorë ligjërojnë për 9 medresante, për të cilat, për katër vite janë dhënë mbi 500 mij euro rrogë, ndërsa vetë ato nuk kanë shpenzuar as 10 mij euro nga Medresja? Prandaj, le të pushojë me rrena Shaqir Fetai!
Së fundmi, Shaqir Fetai publikon një vetëlavdërim të sajuar nga një keqinterpretim i qëllimshëm i një fakti që ka të bëjë me haxhilerët e shteteve që janë pajisur më së shpejti me vizat hyrëse. Shaqir Fetai për ta “justifikuar” vetëlavdërimin thotë: “BASHKËSIA FETARE ISLAME NË ELITËN E MË TË RREGULLTËVE NË ORGANIZIMIN E HAXHIT 2024 – E PESTA NË RANGLISTË”! A ka vetëlavdërim më të pështirë e më të poshtër se ky! Natyrisht që ia ka dalë të marrë vizat më shpejtë sepse bëhet fjalë për dy mijë haxhilerë, të cilët madje janë regjistruar qysh vitin e kaluar! Shaqir Fetai do me i matë forcat me shtetet e mëdha që i ka lënë shumë mbrapa në ranglistë, siç është: Turqia me nja 85-100 mij haxhilerë, Irani me 100 mij haxhilerë, Pakistani me 220 mij haxhilerë, India me 200 mij, Egjipti me mbi100 mij haxhilerë, Indonezia, me mbi 240 mij haxhilerë etj.
“Bashksia fetare” e Shaqir Fetait qenka në elitën e organizimit të haxhit! A ka rrenë dhe vetëlavdërim më të poshtër se ky, vetëlavdërim më i kotë dhe, haptazi përpjekje për të gënjyer e për t’u tallur me trurin e myslimanit të Maqedonisë së Veriut.
Kurse, në një komunikim të këtoditshëm të “emirul haxh” (hajde budalla hajde!) me kolegun e vet, pasi ky i fundit ia radhitë një sërë anomalishë që po ndodhin me organizimin përmbajtësor të haxhit nga ana e marionetave të Shaqir Fetait, të cilët synim kanë vjedhjen sa më të madhe të haxhit dhe jo përkujdesin për haxhilerët, vetë “emirul”-i, ia vërteton, ia pohon dhe me numër ia liston të gjitha të metat, siç janë:

  • hoteli me kilometra larg Qabes, për ç’gjë haxhilerët (90 për qind të shtyer në moshë) po detyrohen që nga pesë herë për pesë vaktet të ecin këmbë nga dy kilometra, ose të zbresin në Qabe dhe aty ta kalojnë tërë ditën, të braktisur e të uritur (këtë e dëshmojnë edhe video-incizimet e publikuara nga vetë haxhilerët tanë të vitit të kaluar);
  • angazhimi në moment të fundit i ndonjë autobusi, sepse autobusët caktohen dhe kontraktohen hala pa i dërguar haxhilerët në Mekë e në Medinë, dhe jo në fund, kur më gjithçka është vonë dhe, autobusët nuk mund të sigurohen të rregullt e të saktë;
  • faji për vuajtjet e haxhilerëve nga Myftinia e Tetovës “emirul haxhi” ia lë myftiut dhe jo kryesisë së haxhit, sepse “emirul haxhi” po na u marrkëka me organizimin e përgjithshëm të haxhit dhe jo me problemet e haxhilerëve (O Zot, çfarë debilli!)
  • sipas “emirul haxhit” Muzdelifeja çdo herë qenka e paparashikueshme, prandaj mund të shfaqen lloj-lloj problemesh! A nuk është kjo një fyerje direkte kundër organeve gjegjëse të Arabisë Saudite! Për t’i ikur përgjegjësisë së vet “emirul”-i fajin e hedh në paparashikueshmërinë e Muzdelifesë. Paftyrësi dhe idiotizëm i skajshëm;
  • dhe, sipas “emirulit” të sivjemë nuk paska me u përsëritë problemi i vjetmë i shkaktuar nga i dyshimti i cili në mesin e haxhilerëve tanë ka futur plotë studentë të hutuar. Prandaj, për sivjet e paskan degraduar duke e larguar si nga kryesia ashtu edhe nga komisionet e haxhit (bëhet fjalë për Ismet Ademin, i cili vitin e kaluar haxhilerët i ka lënë në duart e studentëve).
  • Dhe, meqë ky farë “emiruli”, qenka aq profesionist, aq takvaxhi, aq njohës i gjuhës arabe, aq i kujdesshëm e i përgjegjshëm, saqë po dalluaka nga të gjithë myftinjtë e tjerë në vend, prandaj dhe “Shkupi ka bereqet” e ka përfunduar “polemikën” “emirul haxhi” me kolegun e vet nga Tetova!

Kur të kihen parasysh të gjitha këto probleme – le të na thotë Shaqir Fetai se në cilën ranglistë në botë zë vendin “haxhi i suksesshëm” i “bashkësia fetare” të tij? Sa për lagësht të vetëlavërimit (për vllagë) i lejohet që të konstatojë se gjendet në vendin e parë në botë! /LMR në BFI/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *