Netanyahu kërkon luftë
Ndërsa aeroplanët izraelitë nisën sulmet ndaj Iranit, Benjamin Netanyahu reagoi përmes një video adresimi.
“Jemi në një moment vendimtar në historinë e Izraelit”, tha ai.
“Pak çaste më parë, Izraeli nisi operacionin ‘Zgjohet Luani’, një operacion ushtarak i përqendruar për të zmbrapsur kërcënimin iranian ndaj vetë mbijetesës së Izraelit. Ky operacion do të vazhdojë për aq ditë sa duhet për të eliminuar këtë kërcënim”.
Në Izrael është shpallur gjendje emergjente në pritje të një kundërpërgjigjeje – e cila ka nisur gjatë orës së fundit, pasi Irani lëshoi mbi 100 dronë drejt vendit.