Sëmundjet e veshkave po përhapen çdo ditë e më shumë, duke prekur edhe të rinjtë. Sipas të dhënave botërore, rreth 250 milionë njerëz në mbarë globin vuajnë nga këto sëmundje, por vetëm 5% diagnostikohen herët.
Të dhënat tregojnë se 1 në 10 individë vuajnë nga një dëmtim i funksionit të veshkës. Theksi para një viti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ishte pikërisht në faktin që kjo po shfaqet tashmë si një epidemi”., Matilda Imeraj, mjeke nefrologe.
Shtimi i rasteve lidhet kryesisht me stilin e dobët të jetesës dhe përdorimin e alkoolit dhe substancave narkotike. Këta faktorë ndikojnë drejtpërdrejt, duke bërë shpesh dëmtimin të pakthyeshëm.
“Pas pandemisë, përdorimi i medikamenteve në doza të larta, gjithashtu edhe fakti që sëmundjet e veshkave janë konsideruar si sëmundje të heshtura, ka kontribuar në përhapjen e tyre. Vitet e fundit është rritur numri i të sëmurëve në grupmosha më të reja. Kjo i atribuohet stilit të jetesës ose edhe nën-diagnostikimit të numrit dhe në kohë. Është rritur mjaft numri i pacientëve me sëmundje kronike të veshkave dhe me stade të avancuara“, mjekja nefrologe, Imeraj.
Në Ditën Botërore të Veshkave, mjekët nefrologë apelojnë për kontrolle të rregullta dhe një stil të shëndetshëm jetese.
