Në New York kanë shpërthyer protesta pro-Palestinës.
Policia ka arrestuar dhjetëra aktivistë pas një proteste në ndërtesën e zyrës së senatorit amerikan, Chuck Schumer, në Manhattan në New York.
Protestas e udhëhequr nga aktivistë hebrenj, kërkoi ndërprerjen e mbështetjes amerikane për luftën në Gaza.
Duke veshur bluza të zeza me mesazhin “Lëreni Gazën të jetojë”, protestuesit mbanin pankarta që shkruanin “Hebrenjtë thonë: Ndaloni armatosjen e Izraelit”, “Le të hyjë ndihma tani” dhe “Hebrenjtë për lirinë palestineze”.

Për të tërhequr vëmendjen ndaj krizës ushqimore në thellim në enklavën e rrethuar palestineze, ata goditën tenxhere dhe tiganë bosh derisa brohoritnin slogane duke përfshirë “Lëreni Gazën të jetojë”.

Ndryshe, tre palestinezë të tjerë kanë vdekur nga uria në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, mes një bllokade izraelite.
Vdekjet e reja e çuan në 162 numrin e përgjithshëm të viktimave nga uria që nga tetori i vitit 2023, përfshirë 92 fëmijë. /AA/


