“Regjimi kriminal sionist tregoi se është armiku më i madh i njerëzimit dhe armiku më brutal i çdo individi të kombit iranian”, tha kryeparlamentari iranian, Mohammad-Bagher Ghalibaf
Ghalibaf, i cili publikoi një mesazh me shkrim në lidhje me sulmet e Izraelit, deklaroi se do të hakmerren për sulmet.
Ai theksoi se zonat e banimit ishin në shënjestër të sulmeve. “Duke sulmuar zonat e banimit, regjimi kriminal sionist tregoi se është armiku më i madh i njerëzimit dhe armiku më brutal i çdo individi të kombit iranian. Kjo hakmarrje do të merret me çdo mjet të nevojshëm. Ne nuk do ta lëmë të qetë regjimin sionist. Ata e filluan këtë, por me vullnetin e Zotit, ne do ta përfundojmë”, tha Ghalibaf.
Sot në orët e para të mëngjesit, Izraeli nisi sulme ndaj Iranit, përfshirë kryeqytetin Teheranin, Tabrizin, centralin bërthamor Natanz në Isfahan dhe qytetet Lorestan dhe Kermanshah.
Vendbanimet civile u goditën gjithashtu gjatë sulmeve të Izraelit në Teheran dhe pati edhe viktima.