Kolonel Douglas Macgregor: Koha për t’u përballur me realitetin

“Gjatë 72 orëve të fundit, Izraeli ndërmori një sulm parandalues ndaj Iranit ndërkohë që negociatat mes Uashingtonit dhe Teheranit ishin ende në zhvillim.

Irani u befasua nga sulmi. Por e rimori veten nga momenti i tij “Pearl Harbor” shumë më shpejt sesa e kishte parashikuar Izraeli.

Brenda më pak se 18 orësh nga sulmi i papritur i Izraelit, Irani u përgjigj duke lëshuar qindra raketa balistike, përfshirë raketa hipersonike, drejt qendrës së Tel Avivit dhe zonave të tjera në të gjithë Izraelin.

Ndërkohë, “Kupola e Hekurt” izraelite dështoi. Dështoi edhe inteligjenca izraelite. Tani, Netanjahu po i lutet Uashingtonit për ndërhyrje me forcë ushtarake amerikane për të shpëtuar Izraelin nga një disfatë e sigurt – një disfatë që e shkaktoi vetë Netanjahu, me mbështetjen dhe inkurajimin e Uashingtonit.

Në të njëjtën kohë, Rusia, Kina, Pakistani dhe shumica e botës islame po rreshtohen në krah të Iranit.

Furnizime, pajisje dhe mbështetje teknike po derdhen drejt Iranit.

Ka ardhur koha për t’u përballur me realitetin:

Uashingtoni ka djegur 12 trilionë dollarë në Lindjen e Mesme që prej vitit 2003. Dhe çfarë u arrit?

7,000 ushtarë amerikanë të vrarë.
50,000 të plagosur.
Kufij të hapur.
100,000 amerikanë vdesin çdo vit nga helmimi me fentanil.

Sot, Shtetet e Bashkuara janë të zhytura në borxhe prej 37 trilionë dollarësh, pa përfshirë atë që quhet “borxhi i agjencive”.

77 milionë amerikanë votuan për Presidentin Trump sepse ai premtoi t’i jepte fund konflikteve jashtë vendit dhe të ndalte rrugën drejt Luftës së Tretë Botërore.

Mandati i Trump nuk ka ndryshuar:
– Sigurimi i kufijve të Amerikës, porteve të saj, dhe ujërave të saj bregdetare.
– Deportimi i emigrantëve të paligjshëm dhe shtypja e kriminelëve që përdhunojnë dhe vrasin amerikanë.
– Rikthimi i sovranitetit të ligjit.
– Por jo edhe një pikë gjaku amerikan për luftëra të huaja.

Një sulm izraelit mbi Ishullin Kharg – prej nga eksportohet 90% e naftës iraniane – ose mbi portet e Bandar Abbasit, do ta shtynte Iranin të mbyllte ngushticën e Hormuzit.

Kjo do të nënkuptonte:

– 20% të furnizimeve globale me naftë jashtë loje.
– Ndërprerje zinxhirësh furnizimi dhe inflacion i egër.
– Çmimi i karburantit do të kapërcente 7 dollarë për galon brenda një nate.
– Familjet punëtore do të shkatërroheshin.
– Shoferët e kamionëve nuk do të ishin në gjendje të shpërndanin ushqime.
– Ekonomia do të shembej.

Dhe për çfarë? Që Izraeli – i cili e nisi këtë luftë të çmendur – të na tërheqë në një konflikt më të gjerë rajonal, që mund të përshkallëzohet në një luftë bërthamore?

Ne kemi 40,000 trupa amerikane në Emiratet e Bashkuara Arabe, Katar dhe zona të tjera në Gjirin Persik. Ata janë objektiva të lehtë.

Dronët iranianë të llojit Shahed-136 kushtojnë 20,000 dollarë secili. Një raketë amerikane Patriot për interceptim kushton 4 milionë dollarë.

Llogarite vetë: ne do të shpenzojmë gjithë arsenalin e raketave dhe do falimentojmë, ndërsa trupat tanë do kthehen në arkivole të mbuluar me flamurin amerikan.

Lindja e Mesme është në prag shpërthimi. Ja çfarë duhet të bëjë Uashingtoni për të de-përshkallëzuar krizën:

  1. Të kërkojë një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
  2. Të kërkojë një armëpushim të menjëhershëm dhe të deklarojë qartë se është kundër shkatërrimit të Iranit, Izraelit apo ndonjë shteti tjetër në Lindjen e Mesme.
  3. T’i kërkojë Izraelit të ndalë vrasjet e palestinezëve në Gaza dhe të tërheqë forcat e tij nga Gaza dhe Bregu Perëndimor.
  4. Të pezullojë të gjitha ndihmat ushtarake ndaj Izraelit deri sa ky të pranojë tërheqjen nga Gaza dhe të lejojë ndihmat humanitare për popullsinë.
  5. Të propozojë dërgimin e forcave të armatosura nga vende neutrale për të siguruar rendin në Gaza dhe Bregun Perëndimor.
  6. Të propozojë mbajtjen e një konference paqeje të organizuar nga SHBA, Rusia, Kina, Turqi, India dhe Brazili, për të ndërmjetësuar mes Izraelit, Iranit dhe fqinjëve të Izraelit.

Unë kam udhëhequr ushtarë amerikanë nën zjarr në betejë. Kam parë shumë arkivole të mbuluara me flamurin amerikan. Nuk dua të shoh më.

Ata që nxisin luftëra në Uashington kanë pasur 22 vite në dispozicion. Dështuan. Gënjyen. Përfituan, ndërsa Amerika derdhte gjak. Koha u mbaroi.

“America First” do të thotë: Amerika e para.
Jo Izraeli i pari.
Jo Ukraina e para.
Jo NATO e para.
Amerika e para.”

Postimi u lexua nga më shumë se një milion lexues për 4 orë, gjë që tregon se kemi të bëjmë me një qëndrim që gjen jehonë në mesin e njerëzve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *