Izraeli dhe Irani me sulme të reja

Konflikti midis Izraelit dhe Iranit ka hyrë në javën e dytë. Sulmet ajrore të ndërsjella vazhdojnë. Izraeli shënjestron depot e raketave dhe vendet e lëshimit të raketave në Iran, Irani sulmon baza ushtarake në Izraelin qendror dhe jugor

Irani ka shënjestruar Izraelin jugor dhe verior, duke plagosur më shumë se 90 persona. Vetëm në sulmin ndaj Haifës, 33 persona u plagosën, raporton CNN, duke cituar raportime nga spitalet lokale. Shpërthime u dëgjuan edhe në Tel Aviv dhe Jerusalem.

Forcat izraelite paten një valë sulmesh kundër infrastrukturës së magazinimit dhe lëshimit të raketave në Iranin qendror.

Agjencia iraniane e lajmeve Fars raportoi se objekti bërthamor i Iranit në Isfahan u shënjestrua nga Izraeli , duke shtuar se nuk pati rrjedhje të materialeve të rrezikshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *