Bombardimi i ishullit Kharg

Ishulli Kharg, shumë i rëndësishëm për eksportin e naftës së Iranit, është bërë epiqendra e një përplasjeje dramatike për pushtet në Gjirin Persik.

Donald Trump deklaroi se ka urdhëruar bombardimin e objektivave ushtarake në ishull – dhe tani po e paraqet atë si një nga sulmet më të forta në rajon.

Mediat nga Lindja e Mesme raportojnë se aty po krijohet një përballje e re ushtarake ku Irani ka më pak për të humbur, por situata duket se do të përshkallëzohet, ngase ekziston rreziku që Irani të kundërpërgjigjet edhe më ashpër.

Ndërkohë, Kharg është një nyje thelbësore e biznesit iranian të naftës: rreth 90% e eksporteve kalojnë përmes këtij ishulli. Ai ndodhet rreth 26 kilometra nga bregu iranian dhe rreth 483 kilometra në veriperëndim të ngushticës së Hormuzit – një nga arteriet më të rëndësishme të naftës në botë. Përmes kësaj ngushtice kalon rreth një e pesta e tregtisë globale të naftës.

Pavarësisht konfliktit, eksportet vazhdojnë: sipas TankerTracker.com dhe Kpler, Irani eksporton ende midis 1.1 dhe 1.5 milionë fuçi naftë në ditë.

Irani është prodhuesi i tretë më i madh i OPEC dhe mbulon rreth 4.5% të kërkesës botërore për naftë. Prodhimi arrin rreth 3.3 milionë fuçi naftë të papërpunuar në ditë, plus rreth 1.3 milionë fuçi kondensat dhe lëngje të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *