Udhëheqësit e Iranit, Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen dhe do të vazhdojnë luftën. Luftimet kanë shkaktuar mijëra viktima, kanë prishur jetën e miliona njerëzve dhe kanë tronditur tregjet financiare botërore.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, lëshoi një paralajmërim të ri për Teheranin të premten në mëngjes, duke lënë të kuptohet për veprime të mëtejshme ushtarake në konfliktin në vazhdim.
Pavarësisht komenteve të mëparshme që sugjeronin se një luftë me Iranin mund të përfundonte së shpejti, pasi “nuk ka mbetur praktikisht asgjë për t’u goditur”, Trump theksoi fuqinë ushtarake të Amerikës.
“Ne kemi fuqi zjarri të pakrahasueshme, municion të pakufizuar dhe shumë kohë”, tha ai.
Ushtria izraelite akuzoi gjithashtu Hezbollahun se ndërton sistematikisht infrastrukturën e tij brenda zonave të banuara civile në të gjithë Libanin, duke e cilësuar këtë si një shfrytëzim të popullsisë civile për aktivitetet e tij ushtarake.
Një zëdhënës i komandës ushtarake iraniane tha të mërkurën se bota duhet të përgatitet për çmime të naftës deri në 200 dollarë për fuçi.
Raketat iraniane, në disa valë sulmesh kanë shënjestruar pika të caktuara në Izrael si dhe baza të ndryshme në Lindjen e Mesme.
Gjatë 24 orëve të fundit kishte bombardime izraelito-amerikane në Iran, ndërkoh mediat ndërkombëtare kanë raportuar për rrëzimin e dy aeroplanëve amerikan si dhe për zjarr brenda flotës amerikane në Gjirin Persik.
