Konfirmohen ndeshjet gjysmëfinale në Kupën e Botës për Klube

Janë konfirmuar katër skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Botës për Klube, pas përfundimit të fazës çerekfinale.

Real Madridi siguroi kalimin për në gjysmëfinale pas fitores 3-2 ndaj Borussia Dortmundit.

Me këtë rezultat, kompletohet katërshja gjysmëfinaliste në turneun që këtë vit për herë të parë po zhvillohet me 32 ekipe pjesëmarrëse.

Dy çiftet gjysmëfinale do të jenë: Chelsea – Fluminense dhe Real Madrid – PSG, duele që priten me shumë interes nga tifozët.

Ndeshja e parë gjysmëfinale do të zhvillohet të martën, me fillim nga ora 21:00, ku Fluminense përballet me Chelsean.

Ndërsa gjysmëfinalja e dytë mes PSG-së dhe Real Madridit do të luhet të mërkurën, gjithashtu në ora 21:00. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *